“Dikush jashtë gjykatës”, Saimir Tahiri bën deklaratën e bujshme sot në gjykatë

Gjykata ka shtyrë dhënien e vendimit për Saimir Tahirin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuara kriminal.

Duke dalë nga gjykata, Tahiri tha se policët që akuzohen sot nga prokuroria si pjesë e grupit kriminal janë ata që kanë denoncuar Habilajt për trafik ndërkombëtar.

“Akuza është se unë jam pjesë e një grupi kriminal bashkë me disa policë, të cilët nuk kanë qenë në detyrë në Vlorë në atë periudhë.

Madje, këta policë kanë denoncuar vetë Habilajt dhe ata e kanë nisur këtë proces ku jam unë i akuzuar. Wshtë vendimi i Anti-mafias italiane që i shpall këto akuza të gënjeshtërta. Sot u provua tërësisht se ato akuza nuk janë të faktuara”, tha Tahiri.

Tahiri bëri gjithashtu deklaratën e fortë duke thënë se ky është një montim që i bëjnë nga jashtë sistemit të gjykatave duke lënë të kuptohet se është dikush i fuqishëm në politikë që kërkon dënimin e tij.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator, ora 09:00. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu