Dimitrov do të marrë pjesë në konferencën e sotme kushtuar “Ballkanit të Hapur”

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov sot do të jetë folës në panelin politik në kuadër të konferencës “Ballkani i Hapur – Rruga drejt stabilizimit, bashkëpunimit dhe prosperitetit të rajonit”.

Paneli do të afirmojë rëndësinë politike të kësaj nisme për rajonin dhe në aspektin e integrimit evropian, dhe do të trajtohet nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe I dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu