Dimovski: Në Maqedoni nuk vendos populli se kush të formojë Qeveri, por Ali Ahmeti

Nëse LSDM formon Qeveri ajo do të thotë se i gjithë ky korpus i votave të cilat VMRO-DPMNE i ka fituar nga kushtimisht thënë korpusi maqedonas i votave, nuk do të vendos, por Ali Ahmeti do të vendos për atë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija DImovski në një intervistë për Kanal 5.

Sipas tij në atë korpus të votave, nuk janë vetëm votat e maqedonasve.

“Këtu ka turq, vlleh, romë, boshnjakë dhe serbë, të cilët kanë votuar për VMRO-DPMNE-në ose LSDM-në. Në këtë shtet aspak nuk janë të rëndësishëm, pasi që në këtë shtet nuk vendos populli se kush do të formojë Qeveri në rastin konkret, por vendos BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti”, thotë Dimovski.

Dimovski duke folur me ironi, tha se “nuk ka pasur nevojë të mbahen zgjedhjet, por është mundur që të pyetet Ali Ahmetin se kush do të formojë Qeveri”.

Sipas Dimovskit, humbja e parimit “fituesi me fituesin”, nënkupton “humbjen e parimit dhe kuptimit të funksionimit demokratik të këtij shteti”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu