Disa aktivitete të ndaluara të ndodhin në fushatën zgjedhore në Maqedoni

Nëse ndodhë që partitë politike të ndërrojnë mendje dhe të mos i shtyjnë përsëri zgjedhjet e dhjetorit atëherë më 12 tetor duhet që të shpërndahet kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet, kurse më 21 nëntor të fillojë fushata zgjedhore.

Fushata fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, kurse përfundon 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Kësaj radhe fushata do të zgjatë tre javë, me qëllim uljen e harxhimeve dhe për t’u dhënë mundësi të njejta kandidatëve të pavarur.

Qeveria do të punojë normalisht deri më 21 nëntor, kur edhe fillon fushata.

Sipas Ligjit për pengimin e korrupsionit, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në zgjedhjen e deputetëve të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë së re, pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë që me mjete buxhetore tëfillojë ndërtime në infrastrukturë, si p.sh rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, e as shkolla e çerdhe.
Redaktorët, gazetarët, prezantuesit e progrmeve, nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në aktivitete parazgjedhore të partive politike, ndryshe duhet fillimisht të ngrijnë aktivitetin e tyre punues deri në fund të zgjedhjeve.

Anketat e mendimit publik për rezultatet zgjedhore publikohen më së voni pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Rezultatet e pyetjes së mendimit publik që zbatohen në ditën e zgjedhjeve, nuk mund të publikohen para orës 19, pra para mbylljes së vendvotimeve.

Mbledhjet parazgjedhore nuk mundet të mbahen në objekte ushtaraje, objekte fetare, spitale, shtëpi për pleq, shkolla, çerdhe fëmijësh dhe institucione tjera publike.
Nuk është e lejueshme që të përdoren hapësirat, pajisjet dhe pronat tjera që janë të përcaktuara për punë në organet shtetërore dhe ato komunale, si edhe ato të Bashkisë së Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu