Distria Krasniqi, zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar çmimin e më të mirës në botë në sportin e xhudos për vitin 2021. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.

Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), të nominuarit nga Kosova u zgjodhën më të mirët në kategoritë e tyre.

Fillimisht Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, ndërsa pas tij edhe Distria Krasniqi fitoi shumicën e votave në garën për xhudisten më të mirë në botë. Kështu, xhudistja pejane, Distria Krasniqi zgjidhet xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Distria Krasniqi në këtë garë arriti të mposht emra si Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait. Ndryshe, Distria ishte e jashtëzakonshme këtë vit duke fituar medaljen e artë olimpike, ndërsa të artën e fitoi edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu