Dita e dytë e agjendës intensive të Open Balkans në Tiranë

Në Tiranë sot vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e dhomave të tregtisë së vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjitike, transmeton InfoShqip.

“Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ne ndajmë të njëjtin synim me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji që është në dispozicion të qytetarëve tanë”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Të tre vendet, thuhet në njoftim, janë pajtuar se sigurimi i ushqimit në kushtet e krizës botërore është sfidë dhe prioritet, prandaj Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën.

Gjithashtu, në organizim të Ministres së Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca, do të mbahet sot në Tiranë një takim i përfaqësuesve të të tre vendeve me blerësit dhe shpërndarësit shqiptarë për të shqyrtuar mundësitë e reja për importin dhe eksportin e Sheqeri, vaji, mielli dhe kripa në rajon, në kushte të favorshme për ekonominë maqedonase, serbe dhe shqiptare“, thekson shërbimi për shtyp qeveritar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu