Dita e dytë e vitit të ri shkollor, vazhdon greva në arsim

Në Kosovë edhe sot në shumicën e shkollave po vijon greva e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) njofton se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar dhe se ajo është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pranuar se sipas informatave të saj në shumicën e shkollave është mbajtur greva.

Kyeministri Albin Kurti siguroi mësimdhënësit se koeficienti i pagave i parashikuar për ta, do të jetë më i mirë sesa në të kaluarën. Ai tha se e kupton që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Kryeministri Kurti deklaroi se shpreson që procesi mësimor të vazhdojë sepse asnjë ditë e humbur nuk kompensohet lehtë. Ai u bëri thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu