Dita e “Homecoming”, Florian Marku gati për rripin e WBC Silver

Florian Marku kundër Miguel Parra Ramirez do të jetë dueli kryesor i “Homecoming”, që zhvillohet sot në “Air Albania” duke nisur nga ora 16:00. Boksieri shqiptar do kërkojë rripin e dytë, të titullit vakant WBC Silver për peshat e lehta.

Në ring do të zbresin edhe të tjerë boksierë shqiptarë dhe më poshtë ju sjellim edhe listën e dueleve që do të zhvillohen në “Homecoming”.

Florian Marku vs. Miguel Parra Ramirez; për titullin vakant WBC silver, peshat e lehta

Amarildo Vraja vs. Borislav Velev; peshat super të lehta

Patrizio Santini vs. Daniel Ibarguen; peshat super të lehta

Leandro Xhelili vs. Victor Lucas; peshat e lehta

Muhamet Qamili vs. Yin Caicedo; Peshat pupël

S.Dredhaj vs. A. Petrovic; peshat mesatare

Spiridhon Ymeri vs. Dmytro Bereznii; peshat e lehta

Matteo Celo vs. Radoslav Mitev; peshat mesatare

Marinela Cani vs. Gulay Bozdogan; peshat e lehta

Gelian Rojku vs. Sinan Gungor; peshat e rënda

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online. Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu