Shkrim për InfoShqip.com nga Msc. Donika Bakiu
Të folurit është tipar aq i zakonshëm , sa që ne rrallë ndalemi ta përcaktojmë. Na duket gjë e natyrshme si ecja dhe vetëm diçka më pak se e natyrshme se frymëmarrja. Duke u nisur nga roli i madh i gjuhës në jetën e shoqërisë njerëzore , disa gjuhëtarë kanë arritur në përfundimin se njeriu jeton i rrethuar jo vetëm nga biosfera por edhe nga psikosfera, dmth që njeriu nuk mund të mendohet pa gjuhën dhe jashtë ndikimit të saj. Që nga kohët e lashta ka ekzistuar një ide se çdo gjuhë ka historinë e saj. Nën patronazhin e UNESKO-s dhe Byrosë rajonale për shkencë dhe kulturë në Evropë, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, 21 Shkurti.
Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot do të organizohen në suaza botërore. A mund të zhduket ose të vdes një gjuhë? Po mundet sepse një numër i madh i gjuhëve janë zhdukur si psh gjuha latine, e mësonim një vit në Gjimnaz se na thonin se është gjuhë e vdekur.Analizat e UNESKO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 që fliten në botë. Në 90 vitet e kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Aljaskë.Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshëm. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë kemi nga ata që mezi e flasin gjuhën amtare… për ta shkruar e kanë edhe më të vështirë.Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, thotë një përfaqësues i UNESKO-s.
Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”










