Dita vendimtare për titullin në Angli, ku do festohet, në Anfield apo Etihad Stadium?

Edicionit 2021/22 në elitën e futbollit anglez Ligën Premier i ka ardhur fundi dhe sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 38-të. Por gara për titull të kampionit do të vazhdoj deri në minutën e fundit, pasi City e Liverpool kanë vetëm një pikë diferencë para ndeshjes së fundit në kampionat.

Kampioni në fuqi, Manchester City aktualisht mban pozitën e parë me 90 pikë, duke qenë vetëm një pikë më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

City në xhiron e fundit pret Aston Villën në Etihad Stadium dhe vetëm fitorja do ta bënte kampion përsëri në Ligën Premier ekipin e udhëhequr nga Pep Guardiola.

Ndërkohë në Anfield, Liverpooli pret Wolverhampton Wanderers për kërkuar tri pikët e radhës. Skuadra e Jurgen Klopp kërkon fitoren dhe me shpresën se Aston Villa do të shkaktojë befasinë në Etihad Stadium për të festuar titullin e kampionit.

Chelsea do të përballet me Watfordin në Stamford Bridges dhe tanimë kanë siguruar pozitën e tretë në tabelë.

Ndërkohë edhe për vendin e katërt mbetet gara e hapur edhe pse vështirë të ketë befasi. Tottenham që ndodhet në atë pozitë me 68 pikë udhëton te Norwich City, derisa Arsenali pret Evertonin.

Manchester United duhet të fitoj në udhëtim te Crystal Palace për të shkuar në Ligën e Evropës, në të kundërt pozita e gjashtë mund t’i merret nga West Ham United që luan në udhëtim te Brighton.

Interesant është gara edhe për mbijetesë mes Leeds United dhe Burnley që kanë nga 35 pikë.

Leeds do të përballet me Brentfordin në udhëtim, derisa Burnley pret Newcastle United. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu