“Ditë zie” për BMW-në dhe Mercedes-in, ”Audi” promovon ‘bishën’ RS-6 me 600 kuaj fuqi (VIDEO)

Modelet wagon me performancë të lartë janë një element kryesor i ”Audi”-së dhe kompania nuk ka zhgënjyer as kësaj radhe me promovimin e ”RS- 6 Aavant” të ri.

E vendosur për të festuar debutimin e tij publik në Frankfurt, ”Avant 2020 ”RS- 6” 2020 ka një motor twin-turbo 4.0-litërsh V 8 që prodhon 592 kuaj fuqi (600 PS) dhe 590 (800 Nm) çift rrotullues.

”RS- 6′-‘a, ka një transmetim automatik me tetë shpejtësi, i cili dërgon fuqinë në një sistem lëvizës me katër rrota (quattro). Ky sistemim mundëson që makina të ”raketojë” nga 0-100 km/h në 3.6 sekonda, përpara se të godasë shpejtësinë maksimale të kufizuar prej 250 km/h.

Sistemi i përzgjedhjes së makinës ka gjashtë mënyra të ndryshme, duke përfshirë automatik, rehati, dinamikë dhe efikasitet.

Kjo nuk është shumë e pazakontë, por ”RS- 6 Avant” përmban po ashtu dy mënyra unike të quajtur ”RS-1” dhe ”RS-2”. Ato konfigurohen individualisht dhe mund të tërhiqen, duke shtypur butonin mode RS në timon.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu