Ditën e nesërme priten reshje bore

Të mërkurën pritet të ketë reshje shiu dhe bore në Kosovë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 11 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe i qetë, ka paralajmëruar IHMK.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu