Ditëve në vijim vranësira, reshje shiu dhe bore

Në ditët në vijim rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen në lindje të rajonit. Në aspektin termik vendi ynë mbetet ndërmjet masave të ftohta ajrore në veri të rajonit dhe atyre më të ngrohta që po depërtojnë nga Mesdheu.

Nën këto kushte do të mbajë mot kryesisht me vranësira e nga mbrëmja e ditës së nesërme priten reshje të përziera bore dhe shiu.

Në fundjavë një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të depërtojë në jug të rajonit, ku pritet të sjellë sërish mundësi për reshje shiu, të cilat ditën e diel mund të shndërrohen edhe në reshje bore.

Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mbeten të larta ndërmjet atyre normale dhe të pashëndetshme, por që nën kushtet e një moti më dinamik në fundjavë, ka mundësi që të zbresin edhe në të mira.

Sot, mot kryesisht i vranët. Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje lokale bore.

Pasdite dhe në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore, e vende-vende edhe shi i akullt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu