Divorci më i shtrenjtë në histori, modelja e njohur i bën gjëmën sheikut saudit

Ishte një prej divorceve më të shtrenjta, ajo e një supermodeleje dhe ish bashkëshortit të saj miliarder saudit.

Por kur biznesmeni, pasuria e të cilit u vlerësua në billion dollarë u lidh me një grua tjetër, një modele libaneze, supermodelja Christina Estrada dha divorcin në këmbim të 196 million dollarëve, përcjell albeu.com

Ajo bleu një shtëpi që kushton rreth 50 milion dollarë, me një pishin mahnitës, sallë pritjeje, palestër, dhe 16 dhoma gjumi.

Kërkesat e saj të tjera në divorc përfshinin 40,000 sterlina në vit për palltot e saj dhe 109,000 sterlina për veshjet.

Dhe Miss Estrada, e cila dikur ishte e lidhur me princin Andreë, pretendoi gjithashtu një buxhet vjetor prej 2.1million dollarë i cili do t’i hiqte të gjitha shpenzimet e udhëtimeve me avion privatë dhe suitat presidenciale.

Ajo u shpreh në gjykatë: ‘Unë jam Christina Estrada. Unë isha një modele e famshme ndërkombëtare. Kam jetuar këtë jetë sic e desha. Kjo është ajo për të cilën jam mësuar”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu