Dixhitalizohet Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” tashmë mund të vizitohet edhe në formë virtuale nga secili që dëshiron dhe nuk ka mundësi të shkojë me prezencë. Kjo është bërë e mundur falë realizmit të projekti “Dixhitalizimi i Kompleksit Memorial Adem Jashari – Konzervimi Digjital VR 360”. Implementime i këtij projekti është bërë nga Alban Kasumi, ndërsa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të gjitha pamjet rreth kompleksit janë të paraqitura në formatin interaktiv/virtual ‘Tour360’ dhe shfaqen shumica e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të kompleksit. Ky projekt, sipas MKRS-së është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me familjen Jashari dhe stafin e angazhuar në Muzeun e Kompleksit Memorial.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” gjendet në Prekaz – Skenderaj dhe është ndërtua për nder të Dëshmorëve të Betejës së Jasharajve më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.KËTU mund të klikon për të vizituar muzeun dixhital të kompleksi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu