Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në “Kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr –Ndroq kanë mbetur të vdekur dy drejtuesit e mjeteve.
Albeu.com mëson se përplasja ballore mes dy makinave ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 45-vjecarit Athanas Xhavara ndërkohë që 22 vjecari Edison Sefa ka vdekur në spital.
Edison Sefa ishte djali i vetëm i familjes dhe punonte në një servis makinash për të siguruar jetesën. /albeu










