Djali i Arkanit kërkon përballje me boksierin e Kosovës

Është fortë në qejf boksieri nga Kosova! Iu ka bërë zemra mal që boksieri Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan, i Zhelkos dhe i këngëtares famëkeqe serbe Cecës, i ka kërkuar luftë në ring.

Boksieri Petrit Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të del me shumë dëshirë kundër tij.

“Djali i Arkanit me ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksojë me të kah fundi i muajit gusht. Kësmet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rastin e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani.

Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot, i cili bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu