Djali i veteranit të UÇK-së: Nuk po di a me thanë mirëdita, a “zdravo”?!

Në protestën e sotme të veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, ka folur Dominik Pllashniku – djali i njërit nga veteranët e UÇK-së. Ai pyeti nëse babai i tij ka luftuar për të folur shqip apo serbisht.

“S’po di a me iu thënë mirëdita apo ‘zdravo’? Çka është kjo qeveri kështu? A ka luftuar babi im për me fol shqip apo serbisht. 50 për qind të votave, me fol ky parlament serbisht…. Tregom populli im, a jam mirë a jam gabim? Po më qan zemra kur po e shoh me sytë e mi e po e dëgjoj me veshët e mi fjalën ‘zdravoo’“, tha ai.

Protestuesit kërkuan që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani kërkuan që ta kthejë mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe përfundoi e qetë.

Veteranët e UÇK-së kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të koordinohet me Milan Radoiçiqin.

Ata kërkuan nga presidentja e vendit të mos dekretojë ligjin për pagën minimale, për të cilin thanë se po diskriminon ish luftëtarët, në të kundërtën paralajmëruan protesta të vazhdueshme para institucioneve të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu