Djuric tallet me deklaratën e Kurtit për bashkim kombëtar: Këtë nuk e keni thënë te ndërkombëtarët

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, është “tallur” me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Kurtit shënon një kthesë tjetër, dhe është deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës.

Tani, këtu është një kthesë interesante. Kryeministri i Kosovës* Albin Kurti është tashmë në mënyrë të dukshme kundër “pavarësisë së Kosovës”, pretendoi Djuric. Sipas tij, në vend të kthimit kundër Serbisë, tani janë duke u bërë përpjekje për bashkim me shtetet tjera.

Pa asnjë përpjekje për t’u fshehur, përpjekja për ndarje nga Serbia nuk është më përpjekje për pavarësi; në vend të kësaj, ajo është kthyer në përpjekje për bashkim me vendet e tjera.

Faleminderit që e sqarove. Ky nuk është projekti që ju e keni reklamuar kaq fort në komunitetin ndërkombëtar dhe nuk funksionon kështu, zoti Kurti“, tha tutje Djuric.

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për një revistë online, tha se nëse do ketë ndonjëherë referendum për bashkim kombëtar, atëherë padyshim do votonte pro këtij referendumi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu