Do habiteni sa është shifra e personave që kërkojnë biletë për ndeshjen Kosovë – Çeki

Federeta te Futbollit të Kosovës ka njoftuar se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për të siguruar bileta të ndeshjes Kosovë – Çeki.

Ka disa muaj që biletat ofrohen në sistemin online.

Për pak minuta janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë në kualifikueset për Euro 2020.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që ka thënë se si rezultat i kërkesave të shumta ka pasur probleme me sistemin online të biletave.

Ai ka bërë të ditur se për vetëm 15 minuta pas daljes së biletave në shitje, në platformën “tiks.app” janë bërë gati dy milionë klikime.

“Brenda 15 minutave, 1 milionë e 800 mijë klikime janë bërë në sistem për të blerë bileta online. Ka pasur probleme me sistem, dhe kjo ka ardhur edhe si rezultat i kërkesave të shumta, por edhe për shkak të një problemi të një kablloje të internetit. Si do që të jetë, të gjitha biletat janë shitur brenda dy orëve. Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ky interesim i madh i popullit, po vjen si rezultat i lojërave të mira që po bëjnë djemtë në fushë dhe ne jemi krenarë me ta”, ka thënë Ademi për KTV-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu