Do të festonte 94 vjetorin, babai i Kadri Veselit ka mbyll sytë ditën e lindjes

Babai i ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Mediat vendase bëjnë me dije se babai i Veselit, Fazli Veseli sot do të festonte ditëlindjen e 94-të.

Ai u lind më 07.07.1927, ndërsa ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 94 vjeçare.

Familjarët e Veselit kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 19:00 në Broboniç të Mitrovicës.

Ndërkohë akoma nuk ka informacion nëse Kadriu do të jetë pjesë e varrimit, vetëm informacionet tregojnë se ai ka dhënë leje familjarëve që të vijojnë me proceduarat e ceremonisë mortore dhe nëse nuk do të arrijë që të jetë ai i pranishëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu