“Do të vras po ma more vajzën”, Fero në pranga? Dyshohet se ka goditur me grusht partneren

Siç raportojnë mediat kosovare, këtë të Mërkurë është arrestuar reperi i njohur nga Kosova Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero.

Mësohet se ai është vënë në pranga nën akuzën e dhunës në familje, pasi dyshohet se ka goditur me grusht bashkëshorten e tij e cila po ashtu është e njohur për publikun, Arbenita Ismajli.

Në bazë të lajmeve që qarkullojnë, thuhet se modelja është larguar nga shtëpia ku jetonte me reperin duke marrë dhe vajzën e saj të vogël me vete. Prej kohësh aludohet në media se ka pasur një krisje në marrëdhënien e tyre, ndërsa vlen të përmendet se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Mediat e Kosovës, raportojnë po ashtu se Arbenita Ismajli ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pas një sherri verbal, Feronit Shabani e ka goditur duke e kërcënuar se do e vrasë nëse ajo i merr vajzën.

Çifti kanë qenë bashkë prej vitesh. Ata kanë sjellë në jetë vajzën e tyre të quajtur Nina.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve për rastin, por nëse rezulton e vërtetë kjo nuk do të ishte hera e parë që reperi nga Kosova vihet në pranga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu