Do të zhvarrosen eshtrat e Enver Hoxhës, do të shpallet Dëshmor i Atdheut

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar ditën e sotme një dokument në të cilin tregohet një ligj që është dërguar nga qeveria në Parlament për miratim, sa i takon ndryshimeve për statusin e Dëshmorit të Atdheut.

Sipas Kaprit, përmes këtij ligji që me shumë mundësi do të miratohet sëshpejti. Enver Hoxha e Mehmet Shehu, jo vetëm që do të marrin statusin e dëshmorit, por eshtrat e tyre, si rrjedhojë, do të vendosen në varrezat e dëshmorëve.

Kapri shkruan:

Qeveria, ligj për rikthyer Enver Hoxhën në varrezat e dëshmorëve
Nuk po mjaftojnë skandalet korruptive të përditshme të qeverisë, por tani po vendos PPP edhe me historinë dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.

Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxhaduhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër.
Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj.

Mund të duket e pabesueshme, por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi, nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu