Dodik tregon se si duhet të ndahet Bosnja-Hercegovina midis tre grupeve etnike

Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, foli rreth përpjekjeve për të kthyer juridiksionin në nivel entiteti dhe tregoi idenë se si duhet të ndahet territori i shtetit midis tre grupeve etnike në Bosnje. Ai deklaroi se më së miri do të ishte që kroatët të kishin Herceg-Bosnjën.

Dodik mendon se pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në BH, Christian Schmidt, entiteti më i vogël Republika Serbe vazhdon rrugën e saj.

“Ne dimë si të sillemi, do të zhvillojmë të drejtat tona, edhe ky gënjeshtar Schmidt nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Le të shkruajë çfarë të dojë, ne do të bëjmë punën tonë”, komentoi Dodik dhe theksoi se gjithçka që po bën Schmidt “është punë kriminale” edhe pse mendon se kështu po e shpëton Bosnjën dhe Hercegovinën, raporton klix.ba.

“Unë gjithashtu mendoj se do të ishte më mirë që myslimanët të kishin shtetin e tyre atje, një shtet që ata e quajnë Bosnje, dhe që Herceg-Bosna të ishte në zonën ku shërbimet e tyre ende funksionojnë. Kjo duhet të jetë diçka për të cilën do të vendosin kroatët dhe se ne do të bashkëpunonim më mirë me llogari të pastra sesa të bashkëpunojmë kështu”, tha ai.

Dodik thotë se aktualisht Bosnja dhe Hercegovina po përpiqet të ruajë veten përmes veprimeve të të huajve që krijojnë institucione pa autoritet.

“Dhe shërbejnë vetëm për të ndalur dikë, siç po na pengojnë tani për ndërtimin e HEC Buk Bijela, aeroportin në Trebinjë dhe gazsjellësit. E gjithë bota po lufton për burimet e energjisë dhe nuk na lënë ta kuptojmë vetëm që në Sarajevë, në atë qytet të mallkuar për serbët, morën leje vetëm për të shkuar 100 deri në 200 metra nën Drinin”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu