I dogjën makinën luksoze, biznesmeni habit me deklaratën

Makinës së biznesmenit Eduard Alikajt në qytetin e Vlorës i është vënë zjarri ditën e djeshme e si rrjedhojë, ajo është djegur në pjesën më të madhe të saj. Makina ishte Benz me targa AA 777 KP.

Pikërisht për këtë ka reaguar ditën e sotme biznesmeni në Neës 24 ku ka theksuar se zjarrvënia është e qëllimshme.

Sipas tij autori është larguar me bicikletë dhe ai ofron 10 fish shpërblim nëse tregon kush e ka udhëzuar.

“Dyshoj se lidhet me denoncimet që kam bërë në Facebook. Nuk kam pasur kërcënime, dua të di pse e kanë bërë. I ofroj autorit që e ka bërë, 10-fishin e shumës që i kanë ofruar”, tha Alikaj. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu