‘’Doktori i mrekullive’’ martohet, publikohen pamjet nga ceremonia e veçantë

Aktori i njohur për rolin e tij të ‘’Ali Vefa’’ në serialin televiziv “Doktor i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar dashurinë me aktoren Ece Çeşmioğlu.

Me një ceremoni mjaft speciale dhe me numër të kufizuar të të ftuarve për shkak të pandemisë, çifti ka zhvilluar dasmën e tyre të veçantë.

Lidhjen e dyshes e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Mësohet se shkak për përfundmin e serialit që theu rekorde shikueshmërie është bërë aktori Taner Olmez, ose siç njihet me emrin Ali Vefa. Ai është shprehur se duke qenë se ka patur peshën kryesore, është lodhur nga ky rol dhe nuk mund të vazhdojë më.

Ky lajm i ka mërzitur dhe zemëruar shumë fansat e tij pasi nga rrjedha e serialit nuk pritej kaq shpejt finalja dhe për më tepër shikueshmëria ishte shumë e lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu