Doktori kosovar merr lajmin më të mirë: Pas humbjes së tre fëmijëve, i lindin binjakë

Doktori kosovar merr lajmin më të mirë: Pas humbjes së tre fëmijëve, i lindin binjakë. Doktori nga Ferizaj, Flamu Labjani, ka përjetuar ndjenjën më të bukur sot.

Ai është bërë baba i dy binjakëve, pas humbjes së tre fëmijëve përcjell Jepi zë.

“Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi
Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë All-llahut , Zotit të botërave.

Sot më 17.05.2023 pas saktësisht 10 viteve martesë dhe pas humbjes së tre fëmijeve pas lindjes, Zoti i madhërishëm na gëzoi gruan time dhe mua me dy fëmijë-binjakë të shëndetshëm: vajzë dhe djalë që i ëmërtuam: Aleyna dhe Alyan.
Durimi dhe besimi në Zotin fuqiplotë nuk duhet asnjëherë të zbehen, e aq më pak të humbet, sepse secila gjë vjen në kohën e duhur dhe vetëm me caktimin e Zotit të madhërishëm.
Ju falemnderit paraprakisht të gjithëve që edhe në ditët e vështira na qëndruat afër!” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu