Dokumenti sekret mes vendeve të BE-së: JO negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Një dokument jo zyrtar, non paper draft, që po qarkullon mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian sugjeron mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me argumentin e thellimit të reformave dhe zbatimin e 5 prioriteteve kyçe përpara se të hapen negociatat.

Ora News e ka parë këtë draft ku evidentohen kryesisht shqetësimet e Francës për reformimin e vetë Bashkimit Europian dhe të Hollandës për luftën kundër krimit të organizuar. Duhet theksuar se non paper draft që reflekton vullnetin aktual të vendeve anëtare të cilat do të duhet të marrin një vendim unanim për negociatat me Shqipërinë në 28 Qershor në nivel të këshillit të ministrave të BE.

Në një dokument jo-zyrtar që Ora News disponon, i sugjeron Këshillit Europian, mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Referuar raportit të Komisionit Europian për pesë prioritetet kyçe, drafti non-paper vlerëson se reforma në drejtësi është ende në hapat e parë dhe është e pamundur të vlerësohet rezultati konkret i saj

“Zbatimi i reformës në drejtësi vetëm sa ka filluar dhe ende është shumë herët për të vlerësuar rezultatet e para. Në veçanti, rivlerësimi i përgjithshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi vetëm disa javë përpara publikimit të raportit: dëgjesat e para filluan nga fundi i Marsit dhe deri tani janë marrë vetëm pak vendime”.

Gjithashtu për sa i përket administratës publike, dokumenti vlerëson se korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem serioz, ndërsa ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është shumë i ulët.

“Administrata dhe veçanërisht policia mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike. Numri i dënimeve përfundimtare i zyrtarëve të lartë të shtetit mbetet deri tani shumë i ulët”.

Në këtë dokument jo-zyrtar, thuhet se lufta ndaj krimit është e pamjaftueshme për shkak të burimeve të kufizuara të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të dobëta dhe rezultatet konkrete në dënimet dhe konfiskimet e aseteve janë të rralla. Kjo është dhe një nga shqetësimet madhore që shteti i Holandës ka shprehur ndaj Shqipërisë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu