Kandidati republikan për president Donald Trump do të vizitojë Meksikën. Kjo vizitë e tij vjen pas deklaratave të bëra në lidhje me çështjen e emigrantëve, ku një prej pikave që Trump përmendi ishte ndërtimi i një muri në kufirin me Meksikën.
Në një postim ‘Twitter’, manjati theksoi se ai do të zhvillojë një takim me presidentin Enrique Pena Nieto, i cili sipas Trump ka kërkuar një takim edhe me kandidaten demokrate Hillary Clinton. Ndërsa Pena Nieto theksoi se dialogu do të ndihmojnë në mbrojtjen e meksikanëve, “kudo që ata të jenë”.
Deklarata se do të ngrejë një mur mes dy vendeve, nëse bëhet president, shkaktoi një valë të menjëhershme kritikash dhe indinjatë.