Doni një zemër të shëndetshme? 7 hapa të thjeshtë që duhet të ndiqni

Shoqata Amerikane e Zemrës (SHAZ) ka renditur shtatë hapa “të thjeshtë” që mund të ndërmerrni për një zemër të shëndetshme.

Në publikimin e saj në “Journal of the American Heart Association”, SHAZ e kategorizon shëndetin kardiovaskular si të dobët, të mesëm ose ideal. Sipas SHAZ një shëndet ideal kardiovaskular për të rriturit përcaktohet nga këto masa shëndetësore:

Asnjëherë nuk e keni pirë duhanin apo e keni lënë më shumë se një vit më parë.

Një indeks i shëndetshëm i masës trupore (IMT), që është një vlerësim i yndyrës trupore i përcaktuar nga një formulë duke përdorur peshën dhe gjatësinë.

Aktivitet fizik i rregullt. Të paktën 150-200 minuta në javë ushtrime me intensitet të moderuar janë të nevojshme për shëndetin ideal, ose 75 minuta në javë aktivitet fizik intensiv.

Presioni i gjakut nën 120/80 mm Hg.

Glukoza e gjakut esëll më pak se 100 miligram/deciliter.

Kolesteroli total më pak se 200 miligram/decilitër.

Ngrënia e një diete të shëndetshme.

Për një dietë me 2000 kalori duhet të përfshihen:

Të paktën 4.5 porcione me fruta dhe perime në ditë

Të paktën dy porcione peshku në javë, mundësisht peshk me vaj

Të paktën tre porcione nga 28 gramë me drithëra të pasura me fibra në ditë

Kufizimi i kripës në më pak se 1500 miligramë në ditë

Pirja e jo më shumë se 1 litër në javë e pijeve të ëmbla me sheqer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu