Donnarumma ofendohet nga një tifoz i Italisë, publikohen pamjet e konfrontimit verbal të portierit (VIDEO)

Gianluigi Donnarumma ka qenë shënjestër e ofendimit nga një tifoz italian pas barazimit pa gola ndaj Anglisë.

Portieri italian ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Tre Luanëve duke bërë katër pritje dhe i ka kompletuar 32 nga 42 pasimet e tij.

Gardiani i Azzurrëve vazhdimisht është treguar të jetë në formë për ekipin kombëtar përkundër problemeve të skuadrës në javët e fundit.

Siç transmeton Calciomercato.com, shumë tifozë kishin kërkuar të fotografoheshin me Donnarumman dhe kërkonin autografe pas ndeshjes në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, njëri prej tyre vendosi të vepronte ndryshe. Një tifoz nisi një sërë ofendimesh kundrejt portierit, i cili u kthye drejt tij duke i kërkuar të ndalej.

Pas debatit disasekondësh, Donnarumma u shoqërua nga tifozë të tjerë, i mbështetur nga stafi i Azzurrëve. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu