Dorëzohet Vuçiç: Nuk mund t’i gënjej më serbët për Kosovën

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se ai nuk mund të vazhdojw t’i gënjejw popullin e tij në lidhje me çështjen e Kosovës

Vuçiç në një intervistë për ‘Tanjug’, ka folur për çështjen e Kosovës duke deklaruar se ai nuk mund t’i gënjen serbët se çdo gjë në Kosovë është e Serbisë.

Sipas tij, jo çdo gjë në Kosovë është e Serbisë dhe se zgjidhjet e lehta çojnë serbët në humnerë.

“Unë nuk do të gënjej njerëzit dhe të them që gjithçka është e jona dhe se ne lehtë do të jemi në gjendje t’i luftojmë ata. Nuk mund të duroj, sepse zgjidhjet e lehta na çojnë në humnerë. Unë u them njerëzve se jo çdo gjë atje është e jona por edhe jo të gjithat janë të atyre.”, ka thënë Vuçiç


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu