“Dosja Habilaj”, Gjykata lë në burg të arrestuarit

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë për shtetasin Armando Koçeri, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 20 ditë ndaj shtetasit Nezar Seiti. Këta dy persona akuzohen nga organet e prokurorisë si të përfshirë në grupin kriminal të vëllezërve Habilaj.

Koçeri u arrestua nga policia, pasi në banesën e tij në Babicë të Vlorës u sekuestruar një sasi prej 4.5 ton drogë kanabis, e cila dyshohej se do të trafikohej në Itali nëpërmjet detit.

Përveç arrestimeve nga autoritetet italiane ku është prangosur edhe Moisi Habilaj, njeriu kryesor i grupit, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe Armando Koçerin si dhe Nezar Seitin, gjithashtu të afërm të Habilajve. Seiti është në listën e të kërkuarve nga autoritetet italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu