Dramë në aeroplanin luftarak francez: Një udhëtar civil katapultohet padashur (VIDEO)

Autoritetet franceze po e hetojnë shkakun e një rasti të parëndomtë, i cili ka ndodhur në bazën ajrore Saint-Dizier në Francën veriore muajin e kaluar, kur një civil anonim është lënduar me rastin e hedhjes nga ulësja e aeroplanit luftarak të tipit Rafale.

64-vjeçari, në të vërtetë, gjendej në aeroplanin me dy ulëse të forcave ajrore franceze, kur ka fluturuar nga pista, pasi që ulësja e tij për shkaqe ende të panjohura është hedhur nga shtrati i saj dhe e ka katapultuar udhëtarin nëpërmjet kupolës së aeroplanit.

Udhëtari anonim, i pajisur me parashutë, ka përfunduar në pistë, me ç’rast ka lënduar kurrizin. Menjëherë është dërguar në spital, ndërsa zëdhënësi i aviacionit ushtarak francez ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Ndonëse identiteti i udhëtarit civil nuk është bërë i njohur, thuhet se ai nuk është pjesëtar i forcave të armatosura, të cilat shpesh në fluturime “vëzhgimi” thërrasin gazetarë e politikanë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu