Dramë në Zelandë të Re, ekzistojnë 50 për qind të gjasave për një shpërthim tjetër të vullkanit në 24 orët e ardhshme

Hulumtuesit e Institutit të Zelandës së Re e njohur si GNS, kanë paralajmëruar se ekzistojnë mbi 50 për qind të gjasave që në 24 orët e ardhshme të ndodh deri te një shpërthim tjetër i vullkanit në ishullin e Bardhë, duke pretenduar se shpërthimi tjetër mund ta ketë fuqinë e njëjtë.

“Kemi vlerësuar që gjatë 24 orëve të ardhshme ekzistojnë gjasat 50-50 që të ndodh një shpërthim tjetër, por nëse një gjë e tillë ndodh atëherë fuqia e tij do të ishte e ngjashme me atë të djeshmin”, thuhet në raportin e këtij Instituti, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi për shpërthim tjetër të vullkanit mbetet në nivelin tre, që tregon se po ndodhin shpërthime të vogla lokale. Ndërkaq nga shpërthimi i djeshëm, aktivitetet sizmike janë zvogëluar, megjithatë GNS paralajmëron se balta dhe llava mund të derdhet në ujë.

Vulkanologu nga Universiteti i Otagos, Marko Brena, ka deklaruar se personat që gjendeshin në afërsi të ujit gjatë shpërthimit të vullkanit janë goditur nga uji i nxehtë, gurët dhe kishin problem me kanalet respiratore.

Shumica prej tyre janë hospitalizuar për shkak të djegieve që i kanë pësuar nga shpërthimi, ndërsa mjetet e forta që kanë fluturuar i janë ekspozuar gazrave helmuese që janë lëshuar nga hiri i ngritur në ajër.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu