Drecun: Nëse Kosova e zbaton marrëveshjen me energjnë atëherë përfiton populli serb

Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën”, në Serbi, ka thënë se nëse “Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë atëherë nga kjo do të përfitojnë serbët”. Sipas tij “në radhë të parë përfiton populli serb”, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të licencojë një kompani me emrin “Elektroserver” për të mbledhur faturat e energjisë elektrike të serbëve të Veriut.

Energjia në Veriun e Kosovës ka qenë vazhdimisht problem, pasi janë kritikuar qeveritë e pasluftës për pagimin e rrymës për serbet në veri.

Marrëveshja pos në Prishtinë e Beograd është përshëndetur edhe nga Tirana dhe Brukseli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu