Drejtori i këtij televizioni e punësoi gruan në Qeverinë e Zaevit, ja në cilën ministri

Me punësimet e para nga Qeveria e re ka përfituar edhe gruaja e drejtorit të televizionit “Telma”, Atanas Kirovski .

Bëhet fjalë për Lidija Kirovskën, që është punësuar në Ministrinë e Kulturës. Ajo është punësuar në kabinetin e ministrit Robert Allagjozovski, duke qenë pjesë e stafit të ngushtë bashkëpunues.

Me fillimin e punësimeve të reja, janë shpërblyer me vende pune nga ana e LSDM shumë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përkrahës të kësaj partie.

Ndër këta të punësuar në cilësinë e ekspertëve sipas portaleve maqedonase përfituan me vend pune: Zoran Bojarovski, Bojan Mariçiq, Dane Taleski, Petrit Saraçini, Petar Arsovski, Branimir Jovanoviq, Gjyner Ismail, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu