Drejtori i MEPSO, Murtezani: Rritet numri i bursistëve që do financohen nga MEPSO për studime në ‘UNT’

Drejtori i MEPSO nga radhët e AlternAtivA, Orhan Murtezani, në një shkrim në rrjetin social Facebook, njofton se është rritur numri i bursistëve që do të financohen nga MEPSO për studime në Universitetin “Nënë Tereza”, transmeton InfoShqip.

Murtezani shkruan se nga tre që ishin, numri shkon në gjashtë dhe gjithashtu do t’u mundësohet edhe punë praktike në kompani studentëve të shkencave teknike.

Në vazhdim postimi i plotë i Orhan Murtezanit:

“Nga tre rritet në gjashtë numri i bursistëve që do të financohen nga MEPSO për studime në Universitetin “Nënë Tereza”, ndërsa gjithashtu do t’u mundësohet edhe punë praktike në kompaninë tonë studentëve të shkencave teknike. Kjo bëhet me qëllim që studentët njohuritë e fituara teorike t’i forcojnë me aftësi praktike. Gjithashtu të ardhmen do të mbahen ligjerata praktike nga ekspertët e MEPSO-s në UNT.’ u shpreh ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu