Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.
Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.
“Dua të mbahem mend për disiplinën që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë polic të mos qëndrojë në kafiteri”, ka thënë Qalaj për T7.
Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.
Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.
Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirueshme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.











Zotri nuk është punë deshire, por duhet të jetë,, LIGJORE”Unë tashe 22 vjet jetojnë një shtet Evropjan, në një metropol ku ende nuk meka rastisë t’shoh policë në detyrë nëpër objekte puplike, kuptohet përveq të intervenimit të rastit , rendit LIGJOR. Në Kosovë unë nuk e kuptoj, dhe krejt e papranueshme po thuaj gjithkund ata i shpoh tek ulën, bisedojnë në kafiteri në çdo kohë.Kjo nuk do të duhej të ishte ashtu
siq veprojnë ata. Pra s’do KOMENT..