Drejtori Inspektoratit Shtetëror të Arsimit jep lajmin e mirë: Hapen dy paralele shqipe në shkollat e mesme në Veles

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati me nje postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se këtë vit do hapen dy paralele në gjuhën shqipe në komunën e Velesit, shkruan InfoShqip.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë:

Thirrje deri të gjithë Prindërit dhe nxënësit në rrethinen e Velesit dhe Çashkës!

Pasi këtë vit janë aprovuar edhe dy paralele në gjuhën shqipe; një në Gjimnazin “Koço Racin” dhe tjetra në shkollën e mesme ekonomike, ju sugjeroj regjistrohuni në këtë shkolla në paralelet shqipe sepse me plotësimin e këtyre dy paraleleve hapen mundësitë për punësimin e kuadrit shqiptar mësimdhënës, ku do të plotësohen kushti që procesi arsimor të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Kërkoj angazhim nga të gjithë sepse tani e kemi mundësinë për të përmirësuar gjendjen e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe“, përfundon Halit Ferati në postimin e tij. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu