Dritan Abazoviç e do kontrollin e të gjitha shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi

Përkatësisht, deri në zgjedhjet e fundit, Mali i Zi ishte i vetmi vend në Evropë që kurrë në historinë e tij parlamentare nuk e ka ndryshuar qeverinë në mënyrë paqësore dhe demokratike – duke votuar në zgjedhje. Dhe në këtë kuptim, është bërë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse sovraniteti më në fund u është kthyer qytetarëve, të cilët ndien për herë të parë – se vota e tyre është me të vërtetë e vlefshme dhe se duke marrë pjesë në procesin zgjedhor, ata mund të ndryshojnë gjërat – thotë Dritan Abazoviq,kryetar i Aksionit të bashkuar të reformës dhe anëtar i Koalicionit “E bardhë të zezë” në Parlamentin e Malit të Zi, në lidhje me akuzat për legjitimimin e projektit të Serbisë së Madhe, dmth. se po bën pakt dhe po e formon qeverinë me metropolitin Amfilohije (Radoviq) dhe Aleksandar Vuçiqin.

Nga ana tjetër, shton Abazoviq, është plotësisht logjike që në një shoqëri të tillë para-politike, e cila drejtohet nga e njëjta parti, DPS-ja, për tre dekada, duke krijuar dhe ushqyer, siç thekson ai, tensione të mëdha etno-nacionale, “opozita duhet të jetë tepër heterogjene ideologjikisht” dhe se në ndryshimin e sistemit të keq e autokratik i qaset emëruesit më të vogël të përbashkët.”

– Mirëpo, edhe pse ideologjikisht heterogjene, shumica e re parlamentare tashmë ka treguar një shkallë të madhe të pjekurisë politike, duke miratuar marrëveshjen me të cilën partitë në pushtet obligohen se do të vazhdojnë kursin e politikës së jashtme të Malit të Zi, të mbeten konskuente në integrimin e fuqishëm në Bashkimin Evropian (BE) dhe të respektojnë detyrimet nga anëtarësimi në NATO, si dhe në mandatin e Qeverisë së re asnjë çështje identiteti nuk do të hapet dhe rishikohet, duke filluar me simbolet e shtetit. E gjithë kjo, si dhe marrëdhënia e përgjithshme midis bartësve të listave zgjedhore dhe mesazheve të plasuara në periudhën paszgjedhore, janë jashtëzakonisht inkurajuese dhe tregojnë seriozitetin e qeverisë së re të ekspertëve, e cila nuk do të adresojë interesat e veçanta të asnjë partie – qoftë e majtë apo e djathtë, por me zgjidhjen e problemeve të cilat i la pas vetes Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), kryesisht në fushën e ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe kriimit të akumuluar. Ne jemi të kënaqur që të gjitha partitë e qeverisë së re kanë pranuar konceptin tonë për një qeveri ekspertësh, jo politikanësh, në mënyrë që të përfundojnë procesin e tranzicionit në mënyrën më të mirë dhe të krijohen kushte që në zgjedhjet e ardhshme, të cilat për herë të parë do të jenë të lira dhe të ndershme.

-A janë të vërteta informacionet se koalicioni juaj po kërkon kompetenca mbi shërbimet në qeverinë e ardhshme? A është realiste që me ekipin tuaj të ekspertëve mund të ndryshoni sistemin e sigurisë që ka qenë nën kontrollin e diktatorit për 30 vitet e fundit, dhe si planifikoni ta bëni këtë?

– URA është përbërësi i vetëm i Qeverisë së re, i cili mbrojti hapur anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën e NATO-s dhe politika e së cilës ishte e orientuar pa dyshim drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Në këtë kuptim, është logjike që URA dhe koalicioni “Bardh e Zi” të kenë një ndikim vendimtar në zgjedhjen e personelit që do të menaxhojë sektorin e sigurisë dhe të insistojë në emërimin e ekspertëve më të mirë dhe më kompetentë, të cilët janë në sfondin e politikës së jashtme zyrtare të Malit të Zi. Ne nuk do të lejojmë baste me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe kemi mbështetjen e fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

-A planifikoni vërtet të çmontoni shërbimet e sigurisë, të cilat janë oktapodi i regjimit ekzistues?

– Sfidat që na presin në rrugën e reformimit të shërbimeve të sigurisë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe komplekse, por nuk kemi dyshim se kjo reformë është parakusht kryesor për luftë më efikase kundër kriimit dhe korrupsionit, e cila është një nga detyrat kryesore të qeverisë së re. Është e qartë për të gjithë se shërbimet e sigurisë në regjime jodemokratike, çfarë ishte në pushtet deri vonë në Maltë Zi, janë përdorur shumë më shpesh për të përcjellë disidentët politikë dhe kritikët e regjimit, sesa për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të luftuar kriimin. Prandaj, një marrëdhënie e tillë është e nevojshme të ndryshojë rrënjësisht, nëse duam që Mali i Zi të zbatojë vërtet reformat e nevojshme dhe në të ardhmen e afërt të bëhet një anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu