Droga dhe krimi, kërkesa e KE pas hapjes së negociatave për Shqipërinë

Detaje të reja në lidhje janë zbardhur me progres raportin e Komisionit Europian sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipërisë.

Veç lajmit të mirë se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë, lista e “detyrave të shtëpisë” do të shtohet.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian. Po ashtu iu bëhet thirrje partive politike, pozitë-opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishme e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderueshme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE-së, për të krijuar sa më shumë besueshmëri. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende “i fort디, thekson raporti për Shqipërinë.

Megjithëse vlerëson punën e bërë sa i përket luftës ndaj kanabisit, Komisioni thekson se trafikimi i lëndëve narkotike drejt vendeve të BE-së mbetet një problem. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here