Dronët Bayraktar në arsenalin e Forcave të Armatosura shqiptare

Shqipëria dhe firma turke “Bayraktar” firmosën dje marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve pa pilot, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kryeministri Edi Rama solli sot momente nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura.

Këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama vuri dje në dukje se dronët do të jenë gati edhe për një plan aktivitetesh për mirëqeverisjen e vendit, sigurimin e pronave, zbatimin e ligjit dhe rastet e emergjencave civile. Do ta ndihmojë të monitorojmë trafikun, personat e kërkuar nga policia dhe për monitorimin e territorin dhe të arrijmë kapacitet të fjalës së fundit për luftimin e kultivimit të narkotikëve dhe luftën kundër ndërtimeve të paligjshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu