Dronët Bayraktar në Shqipëri, Rama: Do të trajnohen më shumë se 30 njerëz për t’i përdorur

Shqipëria bleu sot tre dronë Bayraktar, në një marrëveshje që u firmos në Kryeminstri mes kompanisë turke dhe Ministrisë tonë të Mbrojtjes.

Gjatë fjalës së tij në firmosjen e marrëveshjes, kryeministri Edi Rama tha se në Shqiëpri po vjen ndër të tjera edhe një fushë e re njohurish që ka të bëjë me trajnimin e njerëzve për përdorimin e dronëve.

Rama tha se do të përzgjidhen më shumë se 30 persona nën kujdesin e kompanisë Bayraktar, për t’u trajnuar në kontrollin dhe vënien në funksion të mjeteve.

Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë Bayraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu