DSK-ja e ndalon PSP-në që të futet brenda për hetime

Para disa minutave Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka ndaluar me vendim që PSP të futet në ambientet e kësaj drejtorie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Deri dje ne kemi siguruar disa kopje të materialeve që duheshin për të vazhduar hetimet. Dje ne kemi dërguar një kërkesë që të vazhdojmë hetimin në këtë drejtori dhe e njejta është refuzuar. Ne sot kemi pranuar një vendim në formë të shkruar ku thuhet se ata garantojnë që mjetet për ndjekjen e përgjimeve janë të sigurta por nuk mund të pranojnë që ne të jemi brenda, duke respektuar principet e fshehta të punës. Nga DSK e kanë futur si element edhe konspiracionin rreth identiteti të udhëheqësisë që i bën hetimet.” thonë nga PSP-ja.

Ata mbeten të sigurtë nga garancat e ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski, se mjetet do të jenë të siguruara./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu