Dua Lipa: Feminizmi nuk është të urresh meshkujt

Dua Lipa është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për revistën Vogue, ku do të jetë edhe në ballinën e numrit të janarit.

Bukuroshja ka folur edhe për fenimizmin që e ka në disa prej këngëve të saja, por që kjo nuk do të thotë se i urren meshkujt.

“Feminizmi për mua nuk është të urrej meshkujt, por thjesht ne i meritojmë të njëjtat mundësi”, thotë ajo në numrin e janarit.

“Ne dëgjojmë kaq shumë për të gjithë këta burra të rëndësishëm që kanë ndryshuar botën, madje edhe historitë e njerëzimit fillojnë me tregimin ‘Epo, meshkujt e bërën këtë’”, ka pohuar ajo.

Zeshkania është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell në albumin e ri.

Lipa gjithashtu do të mbajë disa koncerte anembanë globit si dhe Kosovë, pritet të performojë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu