Dua Lipa fitoi çmimin ‘Best Pop’ në MTV EMA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vazhduar me suksesin e madh në muzikën ndërkombëtare.

23-vjeçarja është nderuar me çmimin ‘Best Pop’ në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Aëards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.

Përkundër se kishte konkurrentë të tillë, si Ariana Grande, Camila Cabello e Shawn Mendes, këngëtarja shqiptare ia doli të triumfonte.

Dua ishte në konkurrim edhe për kategorinë për dukjen më të mirë, të cilën e fitoi Nicki Minaj.

Po ashtu, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar edhe në kategorinë për çmimin ‘Artisti më i mirë’, të cilin e fitoi Camila Cabello.

Konkurrentët për çmimin ‘Best Pop’:

Ariana Grande
Camila Cabello
FITUES: Dua Lipa
Hailee Steinfeld
Shawn Mendes


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu