Dua Lipa rekordthyese në Brit Awards (FOTO+VIDEO)

Këngtarja shqiptare nga Prishtina, Dua Lipa ka thyer rekord në Brit Awards, që së bashku me Grammy Awards dhe MTV Music Awards janë ndërë më të vlersuarat në botë.

Rekodri i Duas është në aspekt të nominimeve, gjegjësisht ajo është bërë femra e parë që ka 5 nominime në Brit Awards, transmeton InfoShqip.

Ajo këtë arritje e ka realizuar në një skenë ku nominime kanë pasur këngëtaret më të famshme botërore si Adele, Amy Winehouse, Daffy, Jessie J, Dido, Katy Perry e Leona Luis.

Dua arriti të marrë 2 çmime shumë të rëndësishme : Best Female Solo Artist ( artistja më e mirë femër solo) dhe British Breakthrough akt (zbulimi më i madh britanik i vitit).

Falënderoj të gjitha këngëtaret femra që kanë marrë pjesë në këtë skenë para meje dhe që kanë dhënë shpresë vajzave si unë  se mund të arrijmë këtu ku jemi tani. Më shumë femra në këtë skenë, më shumë femra të fitojnë çmime,  më shumë femra të mbizotërojnë botën.“-tha Dua Lipa në fjalimin e saj me rastin e marrjes së çmimit Best female solo artist, njofton Infoshqip.com

Vlenë të theksohet se Dua Lipa dhe Stormzy ishin të vetmit që arritën të marrin më shumë se 1 çmim, gjegjësisht nga 2 çmime.

Mes fituesve ishin edhe Harry Styles, Foo Fighters, Lorde, Kendrick Lamar, Ragg’n’bone Man dhe Gorillaz.

Në skenë performuan të dyja shqiptaret e famshme të Britanisë, Dual Lipa dhe Rita Ora. 

 

Në mesin e performuesve të tjerë ishin edhe Katy Parry, Robie Williams, Justin Timberlake, Edd Sheeran, Sam Smith etj./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu