Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministri e Kosovës Albin Kurti si dhe presidnetin serb Aleksandër Vuçiç.
Në një postim në Twitter Tajani u shpreh se i ka kërkuar të dy liderëve që të bëjnë thirrje palëve që të ulin tensionet dhe të moderohen tonet.
“Fola me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për të riafirmuar përkushtimin tonë të fortë për stabilitetin në Ballkan. I kërkova udhëheqësve që të moderojnë veprimet dhe kundër veprimeve të njëanshme. Italia është një aktor kryesor për paqen”, shkroi ai.
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.
Spoke to Serbian President Vučić and Prime Minister of Kosovo Kurti to reaffirm our strong commitment to stability in the Balkans. I informed @Palazzo_Chigi. We count on their leadership calling for moderation and against unilateral action. Italy is a leading actor for peace. https://t.co/mQ1pxYS37q
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 6, 2022