Dugolli: Situata në veri kishte tendenca për një konflikt të madh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata në veri të Kosovës nuk ishte aspak e mirë dhe kishte tendenca të përshkallëzimit të një konflikti me përmasa të mëdha.

Kjo pasi, sipas Dugollit, grupet e caktuara kriminale të cilat i kishin vendosur barrikadat në veri të vendit, dirigjoheshin nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Beogradi u tha se barrikadat ishin të vendosura nga qytetarët civilë serbë, por shpejtë i doli boja asaj pune dhe nuk ishte e vërtetë se ishin barrikada civile, ato ishin barrikada nga njerëz të armatosur, të maskuar dhe që kishin një agjendë bukur të përsosur për ta përshkallëzuar situatën”, është shprehur Dugolli në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kushdo që ka vënë pikëpyetje në veprimet e Qeverisë së Kosovës, nuk i ka bërë mirë vendit.

“Nuk dua ta akuzoj askënd, por është keq që një pjesë e eksponentëve politikë opozitar kanë thënë hera-herës se është qeveria, por u pa se Beogradi është ai që i ka nxitur grupet kriminale t’i qesin barrikadat”, është shprehur Dugolli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu